Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu të enjten ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Jean-Yves Le Drian.

Ata diskutuan për zhvillimet e fundit në Ukrainë, sipas një njoftimi nga Ministria e Jashtme turke, e cila nuk dha detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e bisedës së tyre.

Lufta Rusi-Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar reagime ndërkombëtare, ka çuar në kufizime financiare ndaj Moskës dhe ka nxitur largimin e kompanive globale nga Rusia.

Sipas OKB-së, të paktën 780 civilë janë vrarë dhe 1.252 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës ndërsa theksojnë se kushtet në terren e bëjnë të vështirë verifikimin e numrit të vërtetë.

Më shumë se 3.16 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje, njofton Agjencia e OKB-së për Refugjatët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re