Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Dmitry Kuleba.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Turqisë thuhet se Çavuşoğlu dhe Kuleba biseduan zhvillimet e fundit në Ukrainë.

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës shkaktoi reagime ndërkombëtare, çoi në kufizime financiare ndaj Moskës dhe inkurajoi largimin e kompanive globale nga Rusia.

Sipas OKB-së, të paktën 780 civilë janë vrarë dhe 1.252 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Më shumë se 3.16 milionë ukrainas kanë ikur në vendet fqinje, njofton Agjencia e OKB-së për Refugjatët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re