Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, përpara takimit të jashtëzakonshëm në selinë e NATO-s në Bruksel për luftën Rusi-Ukrainë, u takua me sekretaren e Jashtme britanike, Liz Truss dhe me ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Bogdan Aurescu.

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Çavuşoğlu tha se me homologen e tij britanike Truss përpara takimit të NATO-s diskutuan për situatën e fundit në Ukrainë dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Çavuşoğlu ka bërë postim edhe për bisedën me ministrin e Jashtëm rumun, Aurescu ku ka theksuar se me homologun rumun kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Ukrainë.

Gjithashtu Çavuşoğlu ka shprehur falënderimet ndaj homologut rumun për mbështetjen e dhënë në evakuimin e shtetasve turq.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re