Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se vendi i tij do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e popullit vëlla palestinez dhe të jetë zëri i tyre kundër dhunës izraelite në kompleksin Al-Aksa.
“Dhuna izraelite ndaj njerëzve të pafajshëm në Al-Aksa nuk ka të ndalur”, theksoi Çavuşoğlu në një mesazh në Twitter.
Kreu i diplomacisë turke tha se për procesin e paqes në Lindjen e Mesme nuk duhet të flasin më ata që nuk e ngrenë zërin kundër kësaj dhune dhe egërsie.
“Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e tyre dhe të jemi zëri i vëllezërve tanë palestinezë”, tha Çavuşoğlu.
