Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, theksoi se është detyra e tyre që pastrojnë kërcënimin terrorist kudo që të jetë, brenda dhe jashtë vendit, edhe në Siri.

Çavuşoğlu i bëri këto vlerësime në panelin editorial të Anadolu Agency (AA) në kryeqytetin Ankara.

Kryediplomati turk, duke folur lidhur me demonstratat e organizatës terroriste PKK në Francë dhe Gjermani, njoftoi se ambasadorët e këtyre vendeve në Ankara janë thirrur në Ministri.

“Është detyra jonë të pastrojmë kërcënimin terrorist brenda dhe jashtë, edhe në Siri, kudo që të jetë”, tha ai.

Çavuşoğlu duke folur lidhur me ishujt e Egjeut Lindor deklaroi se Greqia ka shkelur statusin e ishujve, prandaj ajo duhet t’i çarmatosë këto ishuj. “Në të kundërtën fillon debati për sovranitet”, shtoi ai.

Lidhur me luftën Rusi-Ukrainë kryediplomati turk theksoi se në atmosferën e rikthimit në negociata, para tyre është çështja e bashkimit sërish të palëve, madje edhe në nivelin e liderëve.

“Lavrov do të vizitojë Turqinë më 8 qershor për të diskutuar hapjen e një korridori sigurie në Detin e Zi që përfshin edhe çështjen e grurit”, tha Çavuşoğlu.

Ndër të tjerat Çavuşoğlu vlerësoi edhe procesin e dërgimit të avionëve F16 nga SHBA-të. “Ka një prirje nga Kongresi Amerikan për t’i dhënë Turqisë avionët F-16”, tha ai.

Ai vlerësoi edhe aktivitetet në zonën ekskluzive ekonomike të Gazës, duke bërë të ditur se “duhet të bëhet një ndarje e drejtë mes Izraelit dhe Palestinës”.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re