Çavuşoğlu lidhur me korridorin e grurit: Bëhet fjalë për një mekanizëm që mund të krijohet mes OKB-së, Rusisë, Ukrainës dhe Turqise. Si Turqi ne e shohim si plan të zbatueshëm.

Çavuşoğlu: Nëse ka produkte që bota do të eksportojë nga Ukraina dhe Rusia, besojmë se duhet t’i hapim rrugën kësaj së bashku.

Çavuşoğlu për negociatat Rusi-Ukrainë: Ne shohim se ka një atmosferë më pozitive në krahasim me disa javë më parë lidhur me rikthimin në negociata.

Kryediplomati rus, Sergey Lavrov, lidhur me korridorin e Detit të Zi: Ne u kushtojmë shumë rëndësi përpjekjeve të miqve tanë turq, është shumë e rëndësishme.

Lavrov për korridorin e Detit të Zi: Nëse pala ukrainase është gati për aktivitetet e çminimit, edhe ne jemi.

Lavrov: Jemi gati për të punuar gjithsesi për sigurinë e anijeve që dalin nga portet e Ukrainës. Jemi të gatshëm që ta bëjmë këtë bashkë me homologët tanë turq.

Lavrov: Opinioni publik i di shumë mirë objektivat e operacioneve tona ushtarake dhe ne do t‘i arrijmë këto objektiva.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re