Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, e njoftoi Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, se pret me padurim të vizitojë Brukselin për një dialog të përqendruar në sinqeritet dhe rezultat.

Çavuşoğlu, nga llogaria në Twitter i ka dhënë përgjigje postimit që Borrell ka bërë nga llogaria e tij në rrjetin social lidhur me videokonferencën mes presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Në përgjigjen e tij, ministri Çavuşoğlu është shprehur: “Pres me padurim të vizitoj Brukselin për një dialog të përqendruar në sinqeritet dhe rezultat”.

Borrell në mesazhin ishte shprehur se janë të gatshëm për dialog me Turqinë dhe se pret me padurim në Bruksel ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, për të ndjekur detyrat që liderët e BE-së kanë caktuar lidhur me Turqinë në Samitin e BE-së të mbajtur në muajin dhjetor.

Parashikohet që ministri i Jashtëm Çavuşoğlu të vizitojë Brukselin më 21 janar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re