Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, pasi ka theksuar se ka vende që janë pro vazhdimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe se “në mesin e vendeve të lidhura me NATO-n ka nga ata që dëshirojë që lufta të vazhdojë”.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në CNN Türk, Çavuşoğlu foli lidhur me zhvillimet kryesore në politikën e jashtme.

Në lidhje me diskutimet e përgjithshme për sirianët në Turqi, Çavuşoğlu bëri të ditur se kjo duhet të shikohet në aspektin politik, humanitar, social dhe shoqëror. “Po flasim për një kthim dinjitoz. Është e nevojshme të sigurohet që njerëzit të kthehen në vendet e tyre dhe kjo duhet të bëhet në një mënyrë në sensin e përbashkët. Duhet të bëhet duke respektuar të drejtat e njeriut, ligjin ndërkombëtar dhe në përputhje me kushtetutën tonë”, tha Çavuşoğlu.

Në lidhje me pyetjen nëse është prishur apo jo struktura demografike e Turqisë, Çavuşoğlu shpjegoi se në rajonet kufitare ka një dendësi të caktuar, por që në gjithë Turqinë nuk ka një prishje demografike.

Ai ka nënvizuar se për kthimin e sirianëve në shtëpitë e tyre është e nevojshme që atyre fillimisht t’u garantohet jeta. Çavuşoğlu më tej u shpreh se “Pasi ata njerëz të kthehen në shtëpitë e tyre duhet të përballohen nevojat bazë. Të tilla si projekte për strehim, arsimimin e fëmijëve, spitale dhe krijimin e mundësive për punë”.
logo
logo
×
TURQIA

Çavuşoğlu: Në NATO ka vende që dëshirojnë vazhdimin e luftës në Ukrainë
ka edhe nga ata që dëshirojnë vazhdimin e luftës, në mesin e vendeve të lidhura me NATO-n ka nga ata që dëshirojnë vazhdimin e luftës. Në mënyrë që lufta të vazhdojë dhe Rusia të dobësohet”
Talha Yavuz, Emre Karaca |
21.04.2022
Çavuşoğlu: Në NATO ka vende që dëshirojnë vazhdimin e luftës në Ukrainë

Ankara
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, pasi ka theksuar se ka vende që janë pro vazhdimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës dhe se “në mesin e vendeve të lidhura me NATO-n ka nga ata që dëshirojë që lufta të vazhdojë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në CNN Türk, Çavuşoğlu foli lidhur me zhvillimet kryesore në politikën e jashtme.

Në lidhje me diskutimet e përgjithshme për sirianët në Turqi, Çavuşoğlu bëri të ditur se kjo duhet të shikohet në aspektin politik, humanitar, social dhe shoqëror. “Po flasim për një kthim dinjitoz. Është e nevojshme të sigurohet që njerëzit të kthehen në vendet e tyre dhe kjo duhet të bëhet në një mënyrë në sensin e përbashkët. Duhet të bëhet duke respektuar të drejtat e njeriut, ligjin ndërkombëtar dhe në përputhje me kushtetutën tonë”, tha Çavuşoğlu.

Në lidhje me pyetjen nëse është prishur apo jo struktura demografike e Turqisë, Çavuşoğlu shpjegoi se në rajonet kufitare ka një dendësi të caktuar, por që në gjithë Turqinë nuk ka një prishje demografike.

Ai ka nënvizuar se për kthimin e sirianëve në shtëpitë e tyre është e nevojshme që atyre fillimisht t’u garantohet jeta. Çavuşoğlu më tej u shpreh se “Pasi ata njerëz të kthehen në shtëpitë e tyre duhet të përballohen nevojat bazë. Të tilla si projekte për strehim, arsimimin e fëmijëve, spitale dhe krijimin e mundësive për punë”.

Elementi më i rëndësishëm është siguria e jetës deklaroi Çavuşoğlu dhe shtoi se regjimi sirian pavarësisht thirrjes “Rikthehu” që ka bërë, nuk ka mundur të japë shërbimet e mjaftueshme për njerëzit në vendbanimet që kontrollon dhe kanë vërejtur që ka probleme serioze dhe se këto janë raportuar edhe nga vëzhguesit në terren.

Çavuşoğlu tha se përveç sirianëve vazhdon rikthimi i emigrantëve të paligjshëm në territoret e Turqisë, ku dhe numri i emigrantëve të rikthyer vitin e kaluar arrin në qindra mijëra dhe se kësaj procedure të njëjtë këtë vit i janë nënshtruar rreth 21 mijë emigrantë në tre mujorin e parë të këtij viti.

“Vitin e kaluar kemi penguar hyrjen në vend për 451 mijë emigrantë të cilët u përpoqën të hyjnë me rrugë ilegale. Ndërsa në vitin 2022 deri më tani janë penguar hyrja në Turqi e 127 mijë emigrantëve. Janë marrë masa të tilla si mure, tela, kamera optike. Madje masat e marra mbështeten edhe nga BE-ja. Sigurojnë kontribut për projektet përfshirë edhe muret e ndërtuara në kufi. Edhe qëllimi i tyre është të pengohet ardhja në Turqi, sepse më pas ka rrezik vajtja e tyre në Evropë”.
Ndaj pyetjes se “Për problemin e emigrantëve, refugjatëve a mund të hyhet në ndonjë angazhim edhe pa njohur regjimin e Asadit?” ministri Çavuşoğlu dha përgjigjen se “Duke qenë se duhet të gjendet një zgjidhje në kuadrin e ligjit ndërkombëtar, OKB-ja dhe organizatat ndërkombëtare duhet të angazhohen (me regjimin). Nëse regjimi do të bëjë një premtim, këtë duhet t‘ia bëjë atyre”.

– “Në mesin e vendeve të lidhur me NATO-n ka nga ata që dëshirojnë që lufta të vazhdojë”

Çavuşoğlu tha se pas negociatave në Stamboll nuk menduan se lufta Rusi-Ukrainë do të zgjaste kaq gjatë. “Por pas takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s u formua opinioni se; ka edhe nga ata që dëshirojnë vazhdimin e luftës, në mesin e vendeve të lidhura me NATO-n ka nga ata që dëshirojnë vazhdimin e luftës. Në mënyrë që lufta të vazhdojë dhe Rusia të dobësohet”, deklaroi Çavuşoğlu.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se ndodhet ende mbi tryezë mundësia për takim në Turqi të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin, ministri Çavuşoğlu tha se “Në parim që të dy shprehin gjëra pozitive për çështjen e takimit, kur të formohen kushtet”.

– “Çështja më e ndjeshme është statusi i Krimesë dhe Donbasit”

Rusia kërkon nga Ukraina neutralitet, ndërsa Ukraina kërkon garanci kundër Rusisë, theksoi Çavuşoğlu duke bërë vlerësimin se “Çështja më e ndjeshme është statusi i Krimesë dhe Donbasit, për mendimin tim këto janë çështjet më të vështira. Mund të ketë një tendencë për t‘i biseduar këto ndoshta pas armëpushimit”.
Çavuşoğlu theksoi se presidenti Recep Tayyip Erdoğan vazhdimisht në bisedat e tij dëshiron t’i bashkojë liderët në një takim. “Në vendosmërinë tonë dhe të presidentit tonë të nderuar nuk ka asnjë hap prapa. Presidenti ynë do të bisedojë sërish në ditët e ardhshme. Ndërkohë që edhe unë një ditë më parë bisedova me (ministrin e jashtëm rus Sergey) Lavrov dhe dje me (ministrin e jashtëm ukrainas Dmytro) Kuleba”.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re