Skip to content

Cavusoglu: Nëse SHBA nuk na jep Patriot-in, blejmë një tjetër S-400

patriot sistem epa

Nëse Shtetet e Bashkuara nuk do na shesin sistemin Patriot, Turqia do marrë një tjetër sistem të mbrojtjes ajrore S-400, ose do blejë F35 nga disa palë të treta, tha të mërkurën ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

Ai tha se disa anëtarë të NATO-s kanë sisteme S-400.

“Disa anëtarë të NATO-s kanë sisteme S-400. Zotërimi i një sistemi të mbrojtjes ajrore nuk është në kundërshtim me anëtarësimin në NATO”, tha ministri turk.

Në lidhje me blerjen e avionëve të tipit F-35 nga Shtetet e Bashkuara, Cavusoglu tha se një avion ushtarak turk me karakteristika të ngjashme do të përfitohej diku tjetër, nëse nuk arrihet me blerjen e planifikuar nga një prodhues amerikan.

“Ne do të mundemi për të marrë aeroplanë diku tjetër, derisa jemi në gjendje t’i prodhojmë dhe vetë ato”, shtoi kreu i diplomacisë turke.

Më parë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se është e drejta sovrane e Turqisë për të blerë një sistem mbrojtës S-400 nga Rusia.