Ministri i Jashtëm Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavusoğlu pas takimit në Ankara me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit të Tregtisë të Maltës, Hon Carmelo Abela mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.
Nga ana e tij Çavushollu theksoi se në Evropë ka vende që duan ta njohin Palestinën.
“Në botë ka një vendosmëri serioze në lidhje me këtë çështje, të cilës duhet t’ia arrijmë me sukses. Në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) mbajtur të mërkurën në Stamboll ne ndezëm edhe një shkëndijë më shumë. Vendimet që morëm në këtë samit janë edhe në përfundimet e takimit të Ministrave të Jashtëm, edhe në deklaratën e përbashkët”, sqaroi shefi i diplomacisë turke.
Çavushollu: Brenda javës nënshkruhet kontrata për S-400
Çavushollu bëri sqarime edhe në lidhje me sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 që do të merren nga Rusia.
“Nuk asnjë problem në lidhje me S-400. Është arritur konsensusi edhe për kreditimin e projektit, kanë mbetur vetëm detajet. Me përfundimin e përgatitjeve, ndoshta brenda kësaj jave firmoset edhe kontrata. Ashtu siç trajnojmë dhe përgatisim teknikët e inxhinierët tanë në instalimin e reaktorëve bërthamorë, me të njëjtën mënyrë do të përgatisim edhe personelin përkatës ushtarak dhe civil për montimin dhe përdorimin e sistemit të mbrojtjes kundërajrore me raketat e tipit S-400”, tha Mevlut Çavushollu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re