Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq.
Çavuşoğlu ka vazhduar takimet dypalëshe në ditën e parë të Forumit të Diplomacisë Antalya i cili mbahet në Qendrën e Kongresit NEST në zonën turistike Belek në Antalya.

Fillimisht Çavuşoğlu u takua me Stoltenbergun dhe më pas me ministrat Raduloviq dhe Osmani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re