Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me Pakistanin “miqësor dhe vëllazëror”.

Komentet e ministrit Çavuşoğlu erdhën në një takim mbrëmë në Ankara me homologun e tij pakistanez, Bilawal Bhutoo Zardari, derisa dy vendet shënojnë 75 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.

Në llogarinë e tij në Twitter, Çavuşoğlu njoftoi se me homologun e tij pakistanez shqyrtuan çështjet në lidhje me vizitën në vazhdim në Turqi të kryeministrit pakistanez, Shehbaz Sharif.

Sharif mbërriti dje në Ankara për një udhëtim 3-ditor, vizitë e tij e parë në Turqi që nga marrja e detyrës muajin e kaluar.

Gjatë ditës, ai do të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdoğan në Ankara, pas çka do të adresohen në një konferencë të përbashkët për media.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re