Turqia kupton shqetësimet e Aleancës së Atlantikut të Veriut lidhur me blerjen e sistemit mbrojtës rus S-400, tha të premten Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.

“Ne duhet të marrim parasysh shqetësimin e NATO-s në lidhje me S-400. Është e gabuar të thuhet se Turqia nuk e merr këtë parasysh këtë.  Ne jemi gjithmonë të ndjeshëm ndaj aleatëve tanë, por NATO duhet ta kuptojnë gjithashtu se ne kemi nevojë emergjente për një sistem mbrojtjeje anti-ajrore”, tha ai pas takimit me homologët rumunë dhe polakë në Ankara.

Zyrtarët amerikanë kanë sugjeruar se Turqia duhet të preferojë të blejë sistemin e raketave të tyre Patriot në vend të S-400, duke argumentuar se ky sistem është i papajtueshëm me ato të NATO-s.

Turqia u përgjigj se refuzimi i SHBA për të shitur sistemet Patriot çoi në kërkim të shitësve të tjerë, duke shtuar se Rusia ofroi një marrëveshje më të mirë, duke përfshirë dhe shkëmbimin e teknologjisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re