Ndërsa situata e Covid po përkeqësohet edhe në Shqipëri në të njëjtin trend si vendet e tjera në Europë, numri i pacientëve që shtrohen çdo 24 orë raportojnë mjekët nuk ka pësuar rritje.

Kjo për faktin se çdo rritje e numrit të të infektuarve evidentohet pas dy javësh në spital. Por një tjetër arsye më shqetësues është se qytetarët  refuzojnë të shkojnë në spital duke u trajtuar me medikamente spitalore në kushtet e shtëpisë  dhe vetëm kur rendohet  shumë shkojnë të shtrohen.

Ne spital ka të vaksinuar dhe të pavaksinuar kryesisht moshat e reja 20-25 vjeç e deri ne 80 vjeç. Mjekja Qato u kërkon qytetarëve që të paraqiten në kohë te mjekët në mënyre që të mos ua vështirësojnë punën.

Përveç numrit të lartë të humbjeve të jetëve tashmë ato i kemi edhe në mosha të reja .

Këtë javë pritet të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët do të vendosin nëse do të ketë shtrëngim të masave sikundër po ndodh me disa vende në Europë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re