Fatmir dhe Valbona Hyka, janë çifti shqiptar që në këtë periudhë të vështirë si pasojë e Covid-19, ndodhen në Itali. Ata kanë zbuluar se jetën atje, pasi Fatmiri transporton me ambulancë pacientët e infektuar me koronavirus, kurse Valbona iu shërben atyre si infermiere.
Për “News24”, çifti është shprehur se në spitalin ku punon ka patur edhe shqiptarë të prekur nga ky virus. Gjithashtu infermierja ka shtuar se ajo ka pare nga afër teksa disa pacientë kanë humbur jetën.
Valbona zbulon se këto momente i kanë lënë shenja të thella në kujtesë. Por pavarësisht vështirësive, ajo vijon të punojë e të kujdeset për të sëmurët.
Kjo është një betejë thotë ajo që duhet cuar deri në fund, pavarësisht vuajtjeve.
“I shërbejmë pacientëve me COVID 19, më kujtohet një ditë kur ra zilja e alarmit për një pacient, shkova me shpejtësi për t’i dhënë ndihmën, por pacienti na la. E ndihmova, i ula jastëkun, i dhamë ndihmë e parë por ishte e pamundur ta rikthenim në jetë. Më shkonin lotët vu…se ai njeri ishte vetëm fare këtu, gruaja dhe djali ishin në shtëpi. Në spital ka pasur edhe shqiptarë të shtruar, pop o njërin e mbaj mend shumë mirë”, tha Valbona.
Më herët edhe Fatmiri rrëfeu sfidën e përditshme. “Çdo ditë e jona është një luftë e vërtetë, mua do më duhet çdo ditë të përballem me pacientë të sëmurë rëndë apo me raste emergjence që i shoqëroj me ambulancë për në spital”.