Është mbyllur protesta masive kundër rritjes së çmimeve në vend në ditën e saj të 5-të. Qytetarët protestuan sot për më shumë se 2 orë duke paralajmëruar se do të jenë çdo ditë përballë kryeministrisë derisa të gjitha kërkesat e tyre të plotësohen.

Ata janë shprehur se sheshi “Nënë Tereza” do të mbushet plot çdo ditë në orën 17:00 ndërsa të shtunën e ardhshme organizohet marshimi i madh.

Thirrjet në unison të qytetarëve janë: “Rama pasurohet, çmimet dyfishohen! Të shtunën marshimi i madh”, “Lironi vëllezërit tanë”.

“Kjo është protesta më e bukur ndonjëherë, do dalim çdo ditë të javës në orën 17:00”-shprehen qytetarët.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re