Në një lidhje direkte me Skype nga Boston, SHBA, analisti Ilir Demalia, rrëfeu për Syri TV mënyrën si po e përballon krizën me COVID-19 shteti më i fuqishëm i globit.

Sipas tij, qytetarët amerikanë janë të qetë duke patur parasysh masat dhe paketat e ndihmës që ka ndërmarrë qeveria në Washington.

“Qytetarët do të marrin 60% të pagës plus do të jetë paketa stilumuese, 2400 dollarë për familje, 500 për fëmijët dhe 1400 për studentët. Kjo ka bërë që qytetarët të kenë qetësi për të paktën tre muaj. Se çfarë do të ndodhë 3 muaj më pas, asnjë nuk e di”, tregoi Demaliaj.

Sipas Demaliajt, me përfundimin e virusit, bota nuk do të jetë më si më parë.

“90% e popullsisë ka urdhër të qëndrojë në shtëpi. Megjithatë ajo që bien të gjithë dakord është që, një gjë është e sigurtë. Pas daljes nga ky virus dhe shkatërrimit të ekonomisë, bota do të ndryshojë për shumë gjëra. Disa thonë se do të jetë më mirë, duke nisur nga shëndetësia, sigurimet, puna etj. Kryesore është të stopohet kjo situatë. SHBA janë një fuqi e madhe ekonomike, ushtarake dhe rezerva e saj është 250 trilionë dollarë. Shtetet që do të goditen keq nga kjo janë shtetet e varfëra. Ka plot shtete të tilla”, u shpreh Ilir Demalia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re