Shkak i zjarrit që përfshiu pavionin e kirurgjisë në Shkodër dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike në dhomën e një mjeku. Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka asnjë pacient të lënduar, kjo edhe falë ndërhyrjes në kohë të zjarrëfikëses.

Drejtori i spitalit të Shkodrës, Senad Halluni në një deklaratë për mediat bën me dije se pacientët u transportuan në kohë në pavionet e tjera. Halluni shton se po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve

Lexo edhe :Related Posts

“Është lajmëruar në kohë rekord zjarrëfikësja dhe ka ardhur menjëherë. Sipas procedurave të transportimit dhe të sigurimit të jetës së pacientëve është bërë transportimi i tyre në pjesën tjetër të spitalit. Nuk ka asnjë të lënduar. Kanë ardhur të gjithë mjekët e kirurgjisë. Po punohet për gjetjen e shkaqeve. Ne garantojmë sigurinë maksimale të pacientëve”, tha ai.

Të njëjtën gjë pohoi edhe mjeku roje në repartin e kirugjisë Gëzim Galiqi. Ai tha se asnjë pacient nuk është lënduar dhe se çdo gjë është nën kontroll.

“Gjendja e pacientëve është mirë. Çdo gjë është nën kontroll. Është numri i zakonshëm i pacientëve dhe stafi infermieror është marrë me zhvendosjen e tyre”, tha mjeku./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re