Nëna e Kejsi Spahillarit, e cila ka rezultuar nga hetimet se qëndron pas vdekjes së të dashurit të saj 7 vite më parë, 18-vjeçarit Antonio Karafili në Voskopojë, ka mohuar përfshirjen e të bijës në krim, duke e cilësuar historinë si sajesë.
Nëna e Kejsi Spahillarit: Asgjë nuk është e vërtetë, çdo gjë është e shtirur dhe e stisur e tëra nga fillimi. Ka qenë komplet ndryshe historia që në fillim. Jam e shokuar. Nuk e njoh personin, e ka dëgjuar vetëm nga historia që ka dalë. Si ka mundësi në kaq vite, policia nuk ka zbuluar këtë krim, dhe bazohen vetëm në fjalë. Kejsi ishte ajo që e gjeti, bashkë me të ëmën, e kanë prekun, e kanë prerë çarçafin. Edhe unë e kam prekur çarçafin në momentin kur e kanë sjellë djalin në shtëpi, sepse ne e dinim si histori si familje, Kejsi nuk kishte pse ta bënte këtë.
Ka nisur një luftë si më mullinjtë e erës, çdo gjë shpifet dhe besohet. Si ka mundësi që të merret çdo fjalë e thënë pa asnjë bazë, të merret e mirëqene. Të bësh një person vrasës pa pasur asnjë provë, Kejsi nuk ka lidhe farë. Ata ishin në Korçë, kishin pasur një grindje, ishin ngjitur në Voskopojë, Kejsi kishte dashur të zbriste ai jo. Kishte zbritur kishte marr të ëmën dhe të vëllain dhe i kishte thënë që ai nuk do të zbresë, kur vajtën këta e kanë gjetur.
Ato që thanë atë natë që Kejsi mua më mori në telefon duke ulëritur, pasi e kishin gjetur, ata nuk thanë që e gjetën të shtrirë siç ata pretendojnë, pro vetë e ëma tha që e ngritëm në peshë që premë çarçafin. Jo e gjetëm me këmbë në tokë, është sajesë. Kërkoj drejtësi, policia të bëj punën e tyre se është mëkat të bësh vrasës dikë që nuk është.