Viti 1954. Një kohë e shkuar, kur babai i tij fitonte një dollarë në dita pas një pune lodhëse në minierë, duke thyer gurë. Pavarësisht punës, babai i tij nuk kishte mundësi t’u blinte dhurata e lodra fëmijëve, por këto të fundit i bënte vetë me copa druri apo kanaçe.

“Më kujtohet që babi më bëri një lodër duke përdorur disa vjeturina. Ishte dhurata më e bukur që kisha marrë ndonjëherë, isha shumë i lumtur”.

Kështu kujton Majku, i cili sot është 73 vjeçar dhe pensionist. Mbase për të përjetuar sërish atë gëzim, por kësaj here në role të ndryshme, burri vendosi që të jetë ai që do të krijojë lodra, për t’ja dhënë fëmijëve në nevojë. I moshuari e nisi këtë akt bamirës në vitin 2013 dhe prej asaj kohe çdo vit, ai krijon lodra të thjeshta prej druri në punishten e tij në shtëpi.

“Fola me time shoqe dhe vendosëm bashkarisht që do të ishte mirë sikur të bënim lodra të thjeshta për fëmijët, e t’jua falnim për festat e fundvitit… vitin e parë bëmë afro 360 makina, kamionë, djepë për fëmijë, lojëra puzlle, kuaj, etj, vëri emrin”-thotë 73 vjeçari.

Histori

Për 8 vite me radhë, ky çift vijon edhe këtë herë që të krijojë sa më shumë lodra për t’jua dhënë fëmijëve që për një apo më shumë arsye, nuk kanë mundësi të kenë një dhuratë apo lodër.

Shumë bizense të zonës dhurojnë materiale (druri) për këta të moshuar, por siç tregojnë ata, çdo vit shpenzojnë nga paratë e tyre për të krijuar lodrat.

“I vetmi rregull që kemi është se ne nuk marrim para. Çdo gjë që e bëjmë, e japim për bamirësi”-thotë Majk për Washington Post.

“Asnjë prind nuk duhet të zgjedhë mes gëzimit të fëmijëve me lodra apo ushqimit. Kjo na mban neve të motivuar e për mua nuk ka vend më të mirë sesa të qëndroj krah tim shoqi në këtë punishte, për të dhuruar lodra”-thotë Xhudi, e shoqja e Majkut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re