Skip to content

“Çdo gjë që ndodh në Ballkan për mirë apo keq ndikon në BE”, Rama në Itali: Ka shumë italianë në Shqipëri, të forcojmë lidhjet tona

Kryeministri Edi Rama në konferencë të përbashkët me kryeministrin italian Mario Draghi:

Dua të falenderoj kryeministrin për këtë privilegj sepse është një mundësi për të diskutuar jo vetëm për gjërat e tashme por për të projektuar edhe të ardhmen. Folëm edhe në drejtim të integrimit europian për një korsi më të shpejtë në mënyrë që të mund të integrohemi më shpejt në BE. Kemi disa kategori sic janë të rinjtë, do të ishte e rëndësishme nëse do të mund të kishim integrim të sistemeve universitare. Pa harruar tranzicionin teknologjik që është një sfidë e përbashkët por nuk ka kuptim të ketë 2 korsi të ndara një e BE dhe një e Ballkanit Perëndimor.

Cdo gjë që ndodh në Ballkan si në të mirë apo në të keqe ka një ndikim në BE sepse mjafton të mendosh se BE është e vetmja krijesë me kufij të jashtëm dhe të brendshëm ku në kufi ka 6 shtete që jetojnë në zemër të Europës. Unë gjithashtu fola me kryeministrin për sigurinë dhe drejtësinë dhe këtu kemi mundësi të mira për të zhvilluar projekte të cilat do t’u drejtohen më shumë të rinjve dhe do t’I tërheqin drejt një akademie me cilësi të lartë sic njihet botërisht edhe akademia italiane e policisë. Italia ka qenë një protagoniste në të gjithë periudhën e kalimit të dhimbshëm nga një regjim diktatorial në një demokraci sovrane. Nuk do të jetë e mundur ta shpreh me fjalë të gjithë mirënjohjen kundrejt të gjithë atyre që e kanë qeverisur Italinë dhe asnjëherë nuk e kanë ndryshuar qëndrimin drejt Shqipërisë.

Ne tani mund të presim shumë më tepër sepse sot nuk janë vetëm shqiptarët që jetojnë në Itali por janë edhe italianë edhe studentë të cilët jetojnë në Shqipëri. Sigurisht ne jemi një vend shumë I vogël në zhvillim e sipër por sidoqoftë duhen gjetur rrugët për të përmirësuar këtë lidhje mes dy vendeve. Shpresoj që kryeministri të ketë mundësi të vizitojë Shqipërinë pasi të kemi të kemi organizuar një javë të përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë për të gjithë gjërat që na lidhin. Megjithëse për këtë nuk mjaftojnë 7 ditë por do të duhen 365 ditë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb