Kryeministri Edi Rama thotë se i vetmi që përfiton nga situata e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë është Vladimir Putin

Në një konferencë me gazetarët, Rama deklaroi se Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç duhet të mbyllen në një konferencë dhe të mos dalin derisa të arrihet gjuha e përbashkët.

Rama u shpreh se çdo kërcitje armësh duhet të mbahet larg nga Ballkani, duke përsëritur edhe njëherë thirrjen për të liruar tre policët e Kosovës.

“Mendoj që është e rëndësishme që dy liderët, bashkë me këdo qofte tjetër, te merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë nën kujdesin dhe trysninë e kumbarëve të planit që është dakordësuar në bazë. Në një konferencë normalizimi pa të drejtë dalje deri kur të përfundojë bashkëbisedimi dhe të trajtohen ato pika që askush nuk i kundërshton, por në të njëjtën kohën secili ja hedh tjetrit fajin pse nuk zbatohen sepse nuk ka vullnet.

Ka edhe një dehje nga ky karshillëku, por realiteti i përditshëm sot po bëhet bazë për një realitet negativ nesër.

I vetmi përfitues është ai zotëria që ri në bunkerin e tij në Kremlin. Loja luftash është komplet tjetër nga përplasja me armë”.

Ne nuk kemi bërë aktrim, por kemi qenë të qartë dhe të vendosur për të ndjekur politikën që kemi ndjekur edhe me Serbinë. Në sa na takon të ndikojmë që cdo kërcitje armësh sado e shkurtër të mbahet larg nga Ballkani”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re