Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se policia do të bëjë gjithçka për të mos lejuar incidente gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë, që do të luhet sot në orën 20:45 në “Air Albania”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla i bën thirrje çdo sportdashësi që të sillet si lojtari i 12 në mbështetje të kombëtares kuq e zi.

“Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për të mos lejuar incidente gjatë ndeshjes Shqipëri – Republika Çeke. I bëj thirrje çdo sportdashësi të sillet si lojtari i 12 në mbështetje të kombëtares kuq e zi”, shkruan ministri i Brendshëm.

Sakaq kujtojmë që policia ka prezantuar edhe një plan masash me qëllim garantimin e sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Po ashtu, policia u ka bërë apel të gjithë tifozëve që të zbatojnë ligjet e shtetit shqiptar, pasi në të kundër do të përballen me sanksione penale.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re