Ministjan e Arsimit dhe e Sportit Evis Kushi këtë të mërkurë ka theksuar se qeveria ka vendosur që marrjen e kredisë studentore.

Kushi është shprehur se nga një vendim i tillë do të përfitojnë të gjithë studentët që nuk kanë mundësi për të ndjekur studimet dhe mund të aplikojnë për kreditë studentore.

“Kredia studentore sesi do të funksionojë. Çdo student që ka shtetësi dhe vendbanim në Shqipëri dhe është në një institucion të arsimit të lartë mund të aplikojë për një kredi studentore ku si kufi do të jetë paga minimale. Do të financohet vetëm një program studimi, ose bachelor ose master dhe institucioni përgjegjës për këtë do të jetë agjensia kombëtare për financimin e lartë. E rëndësishme është që kredia do të jetë pa kolateral, do të jepet me dy këste e para për shlyerjen e tarifës vjetore dhe e dyta për të ndjekur rregullisht procesit mësimor. Përsa i përket shlyerjes së kredisë do të jenë sipas afatit, detyrimi për studentët bachelor, vijon pas 3 vitesh ndërsa për masterin për një vit. Ato që ndjekin program 5 vjeçari detyrimi nis pas 5 vitesh. Studentët më të favorizuar do të jenë ato student që nuk kanë pasur përfitime të mëparshme. Sesi do të shpallen fituesit do të ketë disa kritere, sa më e vogël të jetë shuma aq më i favorizuar do të jetë një student”, ka thënë Kushi.

Vijon…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re