Në Egjipt, po punohet për mumifikimin e peshkaqenit që hëngri turistin rus Vladimir Popov, 23 vjeç, ku mumja e kafshës mund të ekspozohet në një muze, sipas mediave lokale.

Pjesët e trupit të të riut rus, i cili u gëlltt i gjallë në një plazh në resortin egjiptian të Hurghada-s, u gjetën brenda peshkaqenit dhe më pas kafsha u godit për vdekje për hakmarrje.

Peshkaqeni tigër sulmoi Vladimir Popovin në det, me britmat e këtij të fundit “Babi, më shpëto!”.

.https://youtu.be/LYewQvTkwdA

Më pas peshkaqeni tigër u kap dhe u tërhoq zvarrë në breg me varkë dhe u rrah nga turma në plazh.

Të hënën, më 12 qershor, ekspertët nga Instituti i Shkencave Detare të Detit të Kuq filluan procesin e balsamimit në Hurghada në përgatitje për ekspozimin e peshkaqenit në muzeun e Institutit. Burimet thanë për mediat se kanë arritur t’i nxjerrin viktimës kokën, gjoksin dhe krahët nga stomaku i peshkaqenit, si dhe peshkatarët kanë nxjerrë nga deti edhe gjysmën tjetër të trupit të tij.

Është publikuar edhe një video që dyshohet se tregon specialistë që operojnë në trupin e një peshkaqeni, goja e të cilit është e mbushur me material të bardhë.

Daily mail, duke cituar mediat lokale, shkruan se peshkaqeni ka ngrënë të gjithë trupin e viktimës dhe është larguar pasi ka vërejtur afrimin e një varke peshkimi, duke hedhur pjesën e poshtme të trupit në det. Peshkatarët e morën atë pjesë të trupit dhe më pas shkuan pas peshkaqenit derisa e kapën.

Dr. Mahmoud Dar, një profesor në Institutin Kombëtar të Shkencave Detare të Egjiptit zbuloi se ishte një peshkaqen femër. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re