Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka kapërcyer pyetjen e gazetarëve për atë që do të ndodhë me çmimin e energjisë për biznesin e mesëm dhe të madh, që padyshim do të përkthehet më pas dhe në rritje të çmimeve të produkteve për konsumatorët.

“Kryeministri ka qenë shumë i qartë në deklarimin e tij, pika e parë ka të bëjë më furnizimin me energji elektrike, mosrritjen e çmimit të për familjarët dhe biznesin e vogël, do të vazhdojmë ta mbrojmë familjen dhe biznesin e vogël nga gjëma ndërkombëtare. Dhe në të njëjtën kohë jemi duke punuar për garantimin e furnizimit me energji në 24 orë në 7 ditët e javës.

Nëse ke dy banesa të prekura nga tërmeti, ti fiton vetëm një banesë”, tha Ahmetaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re