Spanja pritet të vendosë sot masat zyrtare për të marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të Katalonjës në përgjigje të shpalljes së pavarësisë së rajonit javën e shkuar.
Të premten, Madridi i ndërpreu Katalonjës autonominë dhe shkarkoi udhëheqësin Carles Puigdemont.  Masat e përkohshme do të cojnë në zëvendësimin e 150 ministrave të rajonit.
Disa janë zotuar tashmë se do të vazhdojnë të punojnë. Ndërkohë Puigdemont dhe zyrtarë të tjerë katalanas mund të përballen me akuza penale, një veprim që mund të çojë në protesta të mëdha.
Çfarë pritet të ndodhë sot?
Qeveria qendrore e Spanjës është gati të marrë kontrollin e institucioneve katalanase dhe zyrtarët spanjollë  pritet të vendosen në ministrinë e rajonit ditën e sotme.
Madridi ka bërë thirrje që gjykata kushtetuese spanjolle të revokojë votimin e njëanshëm të Katalonjës për pavarësinë.
Puigdemont dhe zëvendëspresidenti i tij, Oriol Junqueras thonë se nuk do t’i pranojnë lëvizjet e Madridit, duke shtuar se ata mund të largohen nga zyra vetëm nëse vendosin qytetarët e Katalonjës.
Nëse zoti Puigdemont refuzon të largohet, mund të përballet me arrestim dhe ndjekje të mundshme ligjore për rebelim, dënimi maksimal për të cilin është 30 vjet.
Çfarë masash do të marrë Spanja?
Rreth 200,000 nëpunës civilë do të mbërrijnë në Katalonjë ditën e sotme, por nuk është e qartë cilat janë udhëzimet e dhëna nga Spanja.
Madridi u ka dhënë disa orë ministrave të Katalonjës  që të mbledhin gjërat e tyre dhe të largohen nga zyrat, ose forca policore rajonale, e njohur si ‘Mossos’, do të “veprojë”.
Oficerët e “Mossos”, kreu i të cilëve u shkarkua javën e kaluar, janë vendosur në sheshin Sant Jaume, pranë pallatit qeveritar në qendër të Barcelonës.
Ministri i Jashtëm spanjoll Alfonso Dastis ka thënë se pret që oficerët të “veprojnë në mënyrë profesionale”.
Kryeprokurori i Spanjës gjithashtu po përgatit akuza penale kundër çdo zyrtari që ka vepruar kundër ligjit spanjoll.
Ndërkohë, Madrid ka bërë thirrje për zgjedhje të reja rajonale në 21 dhjetor.
Puigdemont mund të kandidojë në zgjedhje të reja, sipas Spanja paralajmëroi se kjo mund të ndodhte vetëm nëse nuk do të ishte prapa hekurave.bbc news.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko