Mjeku i njohur i QSUT, Pëllumb Pipero ka dhënë së fundmi një intervistë për emisionin “Në fokus” në TvT. Ai është shprehur se nuk beson që të ketë një valë të dytë të Koronavirusit në vjeshtë.

“Është e pamundur të bësh parashikime. Por unë nuk e besoj një valë të dytë. Ky lloj virusi nuk respekton të gjitha ligjet e një virusi respirator. Nëse do të kishim një valë të dytë, atëherë do të duhej të mos kishim fare transmetim tani që temperaturat janë të lartë. Edhe pse kolegët thonë se transmetimi ka rënë, por është shtuar ekspozimi. Duke mos respektuar këto ligjësi, nuk besoj në një valë të dytë”, tha Pipero.

Përsa i përket gjendjes aktuale, mjeku u shpreh se Koronavirusi do të jetë në qarkullim dhe për disa kohë, herë me ulje, herë me ngritje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re