Regjimi ushqimor sipas intolerancës konsiston në atë që sugjeron emri: përjashton ushqimet ndaj të cilave jeni intolerantë për një periudhë 3-6 mujore. Pastaj ngadalë i rifutni këto ushqime në regjimin tuaj duke shmangur marrjet ditore të ekzagjeruara që favorizojnë një intolerancë të re në organizëm.

Ndryshe nga alergjitë ushqimore – të cilat përfshijnë sistemin imunitar – intolerancat ushqimore ndodhin kur zorra reagon keq ndaj ushqimeve apo përbërësve ushqimor të caktuar. Këto reagime zakonisht shpalosen në disa mënyra:

  • Inflamacion: Disa ushqime irritojnë indet e zorrëve, duke shkaktuar simptoma në të gjithë trupin. Për shembull, aminat natyrale të pranishme në verën e kuqe mund të zgjerojnë enët e gjakut, duke shkaktuar migrenë te disa njerëz.
  • Dispepsi: Herë të tjera, trakti tretës nuk arrin të shpërbëjë siç duhet disa ushqime. Për shembull, ndoshta keni dëgjuar për intolerancën ndaj laktozës. Zorrët e disa njerëzve nuk prodhojnë mjaftueshëm enzimën laktazë e cila tret laktozën, një sheqer i pranishëm në qumësht. Rezultati i kësaj të fundit: gazra, fryrje barku apo diarre.

Cilat simptoma mund të trajtohen me një regjim ushqimor sipas intolerancës?

Problemet me te zakonshme si shkak i intolerances ushqimore jane:
1. Probleme te aparatit tretes: mostretje, ulcer duodenale, koit ulceroz, diarre, semundje Crohn, gastrit, reflux, urth, helicobacter
2. Semundje te lekures: ekzema, psoriaze, akne, dermatite, urticarie, herpes,
3. Crregullime metabolike: diabet, hypoglycaemia, kolesterol i larte, amenorreah, dismenorrehea, hemorroide
4. Semundje alergjike: rinit alergjik, bronkit, astma bronkiale
5. Dhimbje koke: migrene , nevralgji

6. Kriza neurovegjetative: semundje mendore, epilepsy, disa forma te skizofrenise
7. Artritis, arthrosis, myalgji
8. Hipertension, semundje te zemres, takikardi, spazma te gjymtyreve te poshtme
9. Insuficenca renale, cistit kronik, urinim i pavullnetshem, infeksion vaginal, sterilitet, candida albicans ( myku), pre menstrual syndrome PMS,
10. Hypo dhe hypertiroidizem
11. Lodhje kronike, luhatje te humorit, kriza paniku, stres i vazhdueshem.
12. Mbipesha, Obeziteti, nenpesha, anorexia nervore, bulimia nervore, melci e dhjamosur
13. Menopauza
14. Semundjet autoimune
15. Autizem
16. Shtatzani
17. Candida Albicans ( myku)

18. Lupus
19. Semundje autoimune
20. Djeresitje e tepert
21. Hemorroide
22. Helicobacter ech. Colie

Cilat janë përfitimet e mbajtjes së një regjimi ushqimor sipas intolerancës?

Regjimi ushqimor sipas intolerancës ju ndihmon të analizoni çfarë ndodh në trupin tuaj kur ndryshoni atë që hani. Nëse dhimbja e kokës suaj zhduket pasi të keni hequr disa ushqime, vetëm për t’u rishfaqur papritur kur rifutni një prej tyre, kjo është një e dhënë e fuqishme.

Pa një regjim ushqimor sipas intolerancës, vetëm mund të merrni me mend shkaqet dhe efektet e tyre.

Jeni fryrë për shkak të qepëve që keni ngrënë në drekë? Apo ishte djathi, qumeshti, domatja? Apo fryrja nga diçka që nuk lidhet me ushqimin, siç është ngrënia shumë shpejt?

Ky supozim bëhet edhe më i vështirë kur: Simptomat shfaqen jashtë sistemit gastrointestinal. Keni pire vere nje nate me pare dhe jeni zgjuar me migrenë ? Apo jeni thjesht i dehidratuar? Apo ndoshta nuk keni fjetur mirë? Në mënyrë të ngjashme, a ishte shkaktuar skuqja e lëkurës nga diçka që keni ngrënë—apo ishte shkaktuar nga kontakti me një parfum, detergjent ose ndonjë substancë tjetër irrituese?

Ju mund të hani sasi të vogla të ushqimeve të caktuara pa simptoma. Për shembull, një katror çokollatë mund të mos shkaktojë probleme, por kur hani gjysmë çokollatë? Trupi juaj rebelohet.

Simptomat e intolerancave ushqimore janë të vonuara. Ju hani pak piper të kuq dhe ndiheni mirë. Pastaj disa ditë më vonë, ju dhembin kyçet, ndiheni konfuz. Po, është e mundur.

Një regjim ushqimor sipas intolerancës ju ndihmon të identifikoni burimin e vërtetë të problemeve të tilla, një herë e përgjithmonë.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re