Ministr i Drejtësisë Ulsi Manja, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushin. Gjatë këtij takimi, Manja ka theskuar se ndryshimi duhet të fillonte nga vetvetja dhe më pas të shtrihej edhe në nivele të tjera.

Ministri tha se çdokush do të përgjigjej para drejtësisë dhe shtoi se noterët që nuk do të kishte tolerim për noterët që abuzojnë me besimin e qytetarëve.

“Çdokush do të përgjigjet para drejtësisë, duke qenë jo vetëm subjekt i drejtorisë përkatëse të profesioneve të lira në ministri, por edhe të Drejtorisë Antikorrupsion”-u shpreh Manja.

Të dy zyrtarët, ranë dakord për rritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit mes dy institucioneve, me qëllim përmirësimin progresiv në çdo aspekt të marrëdhënies që noterët kanë me qytetarët përgjatë punës së tyre.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re