Situata në 24 orët e fundit në rajon me pushtimin nga pluhuri afrikan, sidomos në jug të Shqipërisë dhe te fqinji Greqi, ka bërë që Policia Helene të sajojë një lloj postimi humoristik në rrjetet sociale, por që në varësi të leximit ngjan dhe cinik.

Aty tregohet Akropoli i kthyer në portokalli, ndërsa në një rrugën në qendër të Athinës, dy deve ecin krahas një motori.

Njoftimi që ilustron këtë foto ka të bëjë me informimin e qytetarëve mbi qarkullimin në rrugët e Athinës dhe Selanikut.

Pluhuri saraharin, i cili zakonisht shfaqet në pranverë, ishte mbizotërues një ditë më parë në një pjesë të rajonit, duke sjell ndotje të mëdha si dhe zagushi me temperature të larta. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re