“Jo loçka ime, mos qaj…”-i thotë nëna të bijës.

Elsa është veçse 5 vjeçe. Jeton në Kosovë. Në trup ka një sëmundje të rëndë, që i ka prekur pjesë të fytyrës, barkut e kurrizit.

Një sëmundje që ia ka rënduar shpirtin kësaj nëne, e cila mundësitë i ka të pakta. Nëna e Elsës mundohet që t’ja fshijë lotët të bijës, e cila prej disa vitesh përballet me spitalet, vuajtjet e operimet.

“Kur i ka bërë 6 muaj, ka nisur të enjtet. Pasi i ka bërë 1 vjet, kemi nisur ta çojmë nëpër spitale. Ka edhe në bark, në shpinë. Frika ime më e madhe… do e humbi erzën po të më ikë çika. Nëse m’i ndodh diçka çikës, nuk mendoj më me jetu, se jetën e jap veçse me e pa mirë vajzën.”-rrëfen nëna e Elsës.

“Ne kemi shkuar edhe më herët në Turqi, ka patur shumë ndërhyrje… tmerr e katastrofë ka qenë. Mjekët kanë thënë se ka shpëtim për të, por ne nuk kemi ku i gjejmë 30 mijë euro.”-shpjegon për “Shqiptarët për Shqiptarët” babai i Elsës.

Të dëshpëruar e të pashpresë, prindërit e Elsës kërkojnë ndihmën e shqiptarëve. Vajza e tyre po shuhet dhe ata nuk kanë mundësi ta shpëtojnë.

“Iu isha lut juve, Elvis Naçit, ma shëroni vajzën. Ma çoni vajzën në Itali. Ju isha lut me gjithë zemër si nënë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re