Artur Zheji, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV,  ka komentuar humbjen e gjyqit 110 milionë euro nga Shqipëria me Becchettin.

Zheji tha se vendimi i duket si një “çek i zi” që erdhi nga Washingtoni 20 ditë përpara zgjedhjeve.

“Më habisin disa koiçidenca. E kam quajtur një çek i zi që vjen nga Washingtoni, 20 ditë përpara zgjedhjeve. Dikujt nuk i’u durua të sjellë një mesazh. Një gjobë reale që dëshmon keqqeverisja. Gjykata në Washington nga më ekspresivet.

Është çertifikimi i parë i një vendimi gjykate që akuzon një qeveri shqiptare, për bllokimin, persekutimin e një media.

Mendoj që mbyllja e këtij TV, nuk u bë vetëm për inat përsonal të Ramës, por ishte hallka më e dobët e mediave shqiptare. Të huajt kemi qejf ti ndëshkojmë. Kemi frikë nga këta tanët, se ata kanë ndonjë bandë, kanë video… Nga i huaji nuk kemi frikë.

E goditën për të mnbyllur të gjithë mediat e tjera, për të thënë e shihni cfarë i ndodhi Becchettit?

Ishte kulmi i forcës dhe pakujdesisë së Ramës.

Ka lënë gjurmë të një hajduti që vjedh një kasafortë. Ka lënë gjurmë pa teklif”, tha Zheji.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re