Historiani i njohur Neritan Ceka ishte sot i ftuar në Shqip Show në DritareTV. Historiani u shpreh se zgjedhjet e 26 majit 1996 ishin masakër dhe ato që çuan në 1997-ën e përgjakshme.

“’97-ta është si fenomeni i dy gjysmë sferave që bëjnë bombën atomike, që është opozita dhe pozita. Duhet t’i mbash në një masë, që të prodhojnë energji por jo të ndodhë shpërthimi.

Çdo luftë që bëhet nga opozita është në dëm të pozitës. Ky është dhe gabimi që bëhet sot. Pra kënaqësia që ka pozita e sotme për ta paraqitur opozitën si të dobët, sikur opozita fle, nuk është e zonja, është e gjitha antiproduktive. Frustron popullin dhe i jep rrugës prioritet. Prandaj ndodhi dhe ajo e rrugës.

’97-ta është vepër e rinisë, jo e pleqve. Banditët e ’97-ës ishin të gjithë nga 20 vjeç, të pakultivuar, të paedukuar. Ata morën vendin e opozitës e cila u shkelmua, u nxor jashtë lojës politika dhe lumturia që pati doktori atëherë përfundoi në dramë.

Nuk është faji i opozitës. Ne ishim të pandjeshëm, nuk kishim as televizione, u mbyll gazeta “Koha jonë” që luante rolin e një gazete opozitare.

Dhe opozita u nxor totalisht jashtë loje. Në momentin që bashkëpunimi mund ta mbante nën kontroll procesin atomik që po ndodhte për shkak të firmave ndodhi shpërthimi. Në atë kohë isha nga të paktet që e kuptova këtë. U kam thënë edhe të huajve që vinin.

Përjashtimi që në zgjedhjet lokale në 26 maj ishte një masakër e organizuar nga pushteti dhe të huajt. Kur të hapen dokumentet, do të kuptojmë që kanë dorë në këtë masakër, jo shërbimet e huaja, por ambasadorët që ishin atëherë në Tiranë dhe mendonin se riardhja e opozitës në pushtet që ishte pjesa më e madhe e PS-së, ishte një rikthim pas në komunizëm, ndërkohë që komunizmi ishte instaluar me bankën e vetme, me shërbimin sekret, nën kontrollin e një njeriu, me universitetin që kishte nën kontroll shtetëror, në të gjitha drejtimet ishte një rikthim në komunizëm. Edhe sot po ndodh ky gabim.

Nuk ka të njëjtat pasoja, por na çon prapa, na frenon në një kohë që ne kemi nevojë për një ndryshim në fund të fazës së tranzicionit. Kemi nevojë për një hap të thellë dhe cilësor politik, që nuk bëhet nga ky estabilishment. Ky e ka mbaruar misionin e vet.”,– tha Ceka.

I cili, pavaresisht se rendit gjithe keto masakra mbi zgjedhjet dhe njerezit, me 26 maj dhe mars 1997, por ne asnje cep nuk permend urdheruesin Sali Berisha, President te asaj kohe qe terhoqi zvarre shtetin per nje karrike!/dritare.net

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re