Skip to content

Ceka: Sot jemi në teatrin e demokracisë, 25 prilli na dha një opozitë të fortë

Neritan Ceka,i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për zgjedhjet e 25 prillit, ku sipas tij, populli shqiptar fitoi një opozitë të fortë me në krye Lulzim Bashën.

Duke pranuar faktin e dhimbshëm, që këtu, zgjedhje të lira dhe të  ndershme nuk do të ketë, Ceka u shpreh se, “tani ne jemi në jemi ne teatrin e demokracisë, do ta luajmë këtë pjesë, pasi nuk kemi cfarë t’i bëjmë”.

“Ky është një teatëri madh, ku i gjithë populli angazhohet, dikush shet votën,dikush e blen,dikush shkon me vullnetin që do bëjë diçka me ndershmëri, pra është teatër, sipas pjesës që ka zgjedhur vet, por në ndryshim nga ajo që ndihet, ku dikush ndihet humbës, dikush ndihet fitimtar. Do të thosha këtë gjë, që këtu ka dy fitimtarë.  I pari është fitimtari humbës, ky që e ka marrë pushtetin, nuk e di pse se do,,nuk e di, me gjithë këto borxhe me këtë situatë ekonomike, me negociatat me fqinjët me detin që do të ndahet, kështu që është një telash i pafund, dhe pas dy mandatesh ndodh dhe në përmendim që ja lë radhën tjetrit,këtë e quaj fitimtar humbës.

Dhe e dyta, është humbësi fitimtar, e cila është PD-ja. Ka një lider, europian për mua, një lider simpatik, i cili po ta vësh në zyrë, shkonnë zyrë.Ne kemi nevojë për administrator, një njeri që shkon në zyrë në orën 8.30 dhe ikën në katër,ky mund të ishte për mua Lulzim Basha. Ky është tipi.

Shqiptarët duhet të mësohen që nuk i duhen heronjtë. Janë të rrezikshëm, ne sot kemi një opozitë të fortë, dhe duhet të punojnë, këta kujtojnë që Parlamenti nuk është foltorja,ku ai del dhe ofendon. Parlamenti është puna në komision, komisionet parlamentare, ku PS-ja, është zero me këtë staf, kurse PD, dhe opozita shkon me një staf me përvojë, ne kemi nevojë për opozitë, jo për pozitë. Pozita naka shkatërruar, pra populli shqiptar fitoi një opozitë”, tha Ceka.