Skip to content

Ceka: Zgjedhje të lira do të ketë vetëm atëherë kur të largohet OSBE nga Shqipëria

Neritan Ceka, një ndër ish-politikanët me përvojë ka folur edhe për zgjedhjet në Shqipëri. I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi se, si ka mundësi që në Shqipëri ka 30 vjet që vetëm kontestohen zgjedhjet dhe çdo palë zgjedhje kur mbarojnë kontestohen,dhe, Shqipëria është ndër të rrallët vende që nuk pranon të numërohen votat, Ceka u shpreh se, dhe komunistët i numëronin votat .

“Është ndërtuar keq, dhe katastrofa e parë, se ne kemi votuar më 31 mars. Ne kemi parë që komunistët në atë kohë i kanë numëruar me besnikëri vota. Nuk ka rëndësi se ishin komunistë, ata ishin mësuar që dhe një votë të ishte kundër, i kanë numëruar, s’ka rëndësi, dhe katastrofa e parë ka qenë 26 maji u bënë tre votime, përfshirë dhe ato për Kushtetutën dhe zgjedhjet vendore, 92-93 populli shqiptar ka votuar dhe janë numëruar ndershmërisht votat.

Ka dy faktorë që kjo punë nuk do tërregullohet. Nëse vazhdojnë dy gjëra: një që votat t’i numërojnë palët e përfshira në zgjedhje, dhe dy,derisa të largohet OSBE-ja nga Shqipëria .

Ata janë në konflikt interesi, ata kanë rrogat e tyre, makinat e tyre.

Në këtë vend, një ambasador katundar i OSBE-së, i ngriti gishtin e mesit popullit shqiptar dhe nuk ndodhi asgjë, vetëm reagoi një vajzë.Heshtje e plotë. Potë kishte ndodhurnë Greqi, do t’ia kishin djegur makinën, etj.. Këtu nuk e kemi akoma popullin protestues. Ky popull nuk është krijuar”, tha Ceka.