Fabrika Çeke e Armëve (CZG) njoftoi se po blen prodhuesin legjendar të armëve amerikane Colt.

“CZG fiton 100 përqind të aksioneve në Colt për 220 milion dollarë në para dhe lëshimin e 1,098,620 aksioneve të CZG,” tha kompania cceke në një deklaratë.

Ljubomir Kovarik, Presidenti i Bordit të Drejtorëve të CZG, tha se CZG është krenar që Colt, i cili ka qenë në ushtrinë amerikane për 175 vjet, është pjesë e një kompanie Çeke.

Pronari i Colt, Dennis Veilleux tha se ishte një “aleancë e fuqishme si për markat ashtu edhe për klientët”.

CZG, e cila punëson rreth 1,650 persona në Republikën Çeke, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë, prodhon armë për policinë dhe ushtrinë, por edhe armë sporti dhe gjuetie me markën CZ.

Colt, themeluar nga Samuel Colt në 1836, pajis ushtritë e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe shumë vendeve të tjera.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re