Ministrat e Punëve të Jashtme të Çekisë dhe Suedisë, Jakup Kulhanek dhe An Linde, vendet e të cilëve pritet të marrin presidencën e Bashkimit Evropian, respektivisht Çekia nga korriku i vitit 2022, ndërsa Suedia në janar të vitit 2023, kanë shpalosur objektivat e drejtimit të tyre.

Ata janë shprehur se prioritet kryesor gjatë presidencës së tyre do të jetë Ballkani Perëndimor dhe përparimi i vendeve të rajonit me reformat.

“Do të doja të dëgjoja premtime në samitin BE-Ballkani Perëndimor gjatë kryesimit çek, të dëgjojmë premtime për data konkrete, të themi Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të aderojnë drejt BE-së”, tha Kulhanek në konferencën e përbashkët me Linde.

Nga ana tjetër ambasadorja Linde u shpreh se Ballkani është i rëndësishëm dhe theskoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet që lejojnë fillimin e bisedimeve.

“Ballkani është i rëndësishëm. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i përmbushën kushtet për fillim të bisedimeve dhe duhet të fillojë bisedimet menjëherë”, tha Linde.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re