Ambasadori i ri britanik, Nick Abbott, ka marrë zyrtarisht detyrën. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada britanike në Shqipëri, përmes një postimi në platformën X.

Ambasada shkruan se është çelur një kapitull i ri, ndërsa thekson dëshminë e partneriteti të fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, teksa shihet që Abbott, i ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit Bajram Begaj.

“Një kapitull i ri çelet: Ambasadori britanik, Nick Abbott merr detyrën, duke dëshmuar partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Përtej miqësisë, ne përqafojmë rolin tonë si #PartnersForProgress”, thuhet ë njoftimin e ambasadës britanike.

 

🇦🇱 l 🇬🇧🤝🇦🇱 Një kapitull i ri çelet: Ambasadori britanik, Nick Abbott merr detyrën, duke dëshmuar partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.
Përtej miqësisë, ne përqafojmë rolin tonë si #PartnersForProgress. pic.twitter.com/XE3fNTsgh0

— UK in Albania (@UKinAlbania) August 30, 2024

Abbott, i cili pason Alastair King-Smith, ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko