Panairi “Work and Study” ofron me shume se 3500 vende te lira pune. Kreu i Bashkisë së Tiranës ftoi të gjithë të rinjtë të vizitojnë stendat për të nisur një rrugëtim të ri në karrierën e tyre.

 

 “Përveç vendeve të punës, kemi disa oferta shumë të mira edhe për kryerjen e praktikës. Bashkia e Tiranës ka 90 pozicione pune, duke përfshirë disa drejtori dhe agjenci bashkiake, ndërkaq për herë të parë kemi futur konceptin e praktikave me pagesë. Te Bashkia e Tiranës nuk duam të pasuroni vetëm CV, duam që të fusni edhe disa para në xhep. Është një mënyrë se si siguroni disa të ardhura, por edhe shënoni në CV tuaj punën e parë mbi të cilën mund të ndërtoni karrierën për punë të tjera”

 

Veliaj u beri thirrje edhe bizneseve qe ti bashkohen nismës për kartën e studentit.

 

 “Në maj shpërndajmë kartën e studentit, por teksa këto po zgjidhen, studentët duhet të shqetësohen vetëm për një gjë: notat, notat, notat! Dua t’i ftoj të gjitha kompanitë këtu që të na bashkohen me ofrimin e shërbimeve në kartën e studentit. Jam i bindur se bankat mund të na ofrojnë një ulje për llogari të studentëve, për shpenzimet bazë. Po ashtu, edhe kompanitë celulare që janë këtu mund të na bëjnë një ofertë pak më të mirë”

 

Per tre dite me radhe stendat e kompanive dhe institucioneve te jene te hapura ne Muzeun Kombëtar per te ofruar nje shans punësimi për te rinjtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re