Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi ka raportuar për disa nga shkeljet e kryera gjatë proescit zgjedhor për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Gjatë një konference për mediat, Celibashi u shpreh se në KQZ kanë ardhur 29 denoncime për thyerje të heshtjes zgjedhore.
Nga këto, 4 denoncime, 3 janë kryer nga Partia Socialiste dhe 1 nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Ndër të tjera, Celibashi nënvizoi se janë verifikuar 927 tentativa për votim të dyfishtë.
“Në total deri tani, në KQZ, nëpërmjet, qoftë platformës së KQZ në faqen e internetit apo edhe në aplikacion, por edhe në prokotollin e KQZ, kanë ardhur 29 denoncime. Janë 4 denocime nga dy subjekte zgjedhore, 3 nga Partia Socialiste dhe 1 nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Partia Socialiste ka dy denoncime për kandidatin për koalicionit “Bashkë Fitojmë” kryetar të Bashkisë në Elbasan dhe për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Tiranë, në dy raste për thyerje të heshtjes zgjedhore. Ka një denoncim në KQZ nga Komiteti Shqiptar të Helsinkit, mbi parregullsitë procedurale gjatë shpërndarjes së bazës materiale. Gjithashtu, janë edhe 24 denoncime nga qytetarë të ndryshëm. Përgjithësisht, bashkitë të cilat në mënyrë të përmbledhur janë prezantuar si me probleme, Tirana, Elbasani, Durrësi, Dropulli, Kamza, Konisploli, Peshkopia dhe Tropoja.
Në referim të përmbajtjes së këtyre denoncimeve, lidhen kryesisht me parregullsitë e ushtruara nga ana e komisionerëve, korrupsion aktiv sapo pasiv në procesin e votimit. Ka denoncime mbi intimidimin e votuesve, në Peshkopi dhe Tiranë. Këto janë pak a shumë natyra e denpncimeve. E fundit lidhet me votimin familjar. Ka denoncime për votim familjar në disa qendra votimi në disa bashki. Përsa i përket procesit të identifikimit dhe pjesë marrjes, janë 998 633 votues të cilët janë identifikuar përmes pajisjes eletronike. Kemi verifikuar 927 tentativa për votim të dyfishtë”, theksoi ai./