Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi,  ka nënvizuar se gjatë bisedës me Presidentin e Republikës, Ilir Meta i ka kërkuar datën 6 mars si datë për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki.

 

Sipas Celibashit, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme

 

“Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor”, shkruan  Celibashi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re