Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se Kuvendi i Shqipërisë brenda dhjetorit duhet t’i japë zgjidhje çështjes së votimit të emigrantëve.

Në një konferencë me gazetarët, ai u shpreh se Kuvendi e ka detyrim kushtetues dhe duhet të vendosë mbi këtë çështje.

“Mbetet detyrim i Kuvendit që tejet çdo diskutimi që mund të ketë secili prej nesh për sistemin zgjedhor, është detyrim kushtetues që brenda dhjetorit të këtij viti duhet t’i japë zgjidhje çështjes së votimi nga jashtë. Do të duhet të vendosë me atë të drejtën e vetë që ka Kuvendi dhe partitë politike për të disponuar mbi këtë çështje.

Duhet të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sikurse edhe vendimin Kushtetueses që ka shfuqizuar disa paragrafë të dispozitave të Kodit Zgjedhor që lidhen me llogaritjen e mandateve dhe votën preferenciale.

Mendoj se këtë e ka detyrim kushtetues kuvendi, për të tjerat është çështje e politikës, të vullnetit të aktorëve politikë.

Mos zbatimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është se sjell ndonjë sanksion, është moral sanksioni”, tha kreu i KQZ.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re