Ditën e djeshme, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nuk pranoi më Ivi Kason si përfaqësues të PD me argumentin se kyedemorkati Lulzim Basha kishte propozuar dy emra të tjerë, konkretisht, Marash Logun dhe Indrit Sefën.

Sot ka ardhur reagimi nga ana e Komisionit të Rithemelimit të PD që e konsideron këtë si një veprim të anshëm të Celibashit duke shtuar se ky i fundit kishte marrë urdhër nga kryeministri Edi Rama në mënyrë që të pranoheshin përfaqësuesit e propozuar nga Basha.

Deklaratë e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD.

Edi Rama dhe Lulzim Brava janë një!

Dje, Celibashi i narkopartisë me urdhër të kreut të meduzës Edvin Rama refuzoi përfaqësuesin legjitim të PD në KQZ dhe pranoi përfaqësuesin e Peng Bashës duke shkelur kështu rëndë kushtetuten dhe ligjet e vendit.

Me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik. Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik.

Me këtë rast paralajmërojmë Edvin Ramën se për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe se me asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re