Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka nxjerrë foto nga shpërndarja e materialeve zgjedhore e cila për 12 qarqet përfundon totalisht nesër.
Sot përfundon për tetë qarqe, kurse nesër për Tiranën, Elbasanin, Durrësin e Lezhën.
Celibashi garanton për votuesit që nuk shikojnë se në çdo qendër votimit do të ketë shabllonë për fletët e votimit me alfabetin braille.
Postimi:
Sot, përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore për qarqet Vlorë, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Fier, Berat.
Nesër do të shpërndahen në Tiranë, Elbasan, Durrës & Lezhë. Në çdo QV do të ketë shabllonë (për FV ) në alfabetin braille për votuesit që nuk shikojnë.
Sot, përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore për qarqet Vlorë, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Fier, Berat. Nesër do të shpërndahen në Tiranë, Elbasan, Durrës & Lezhë. Në çdo QV do të ketë shabllonë (për FV ) në alfabetin braille për votuesit që nuk shikojnë. pic.twitter.com/1ydwBqN4ZG
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) April 22, 2021