Kryetari i Komisionit Qendror, Ilirjan Celibashi në deklaratën e tij për mediat për të dhënë një panoramë në lidhje me ecurinë e procesit zgjedhor sesi ka ecur deri më tani është shprehur se përveç disa problemeve gjërat kanë qenë të menaxhueshme.

Celibashi ka komentuar dhe raportimet e bëra nga Durrësi dhe nga Tiranë për prani të personave të paautorizuar nëpër disa qendra votimi.

Ai është shprehur se çdo person që ka votuar dhe është i paautorizuar për të qëndruar aty duhet që të largohet, ndryshe të mbajë përgjegjësi.

Prania e personave të personave të pa autorizuar e cilësojmë si intimidim dhe presion ndaj votuesve. Ndaj autoritetet duke filluar nga policia ta adresojnë si shqetësim dhe të merren masat përkatëse. Është e papranueshmë që qytetarët që nuk kanë lidhje me votimin apo me qendrat e votimit duhet që të braktisin, nëse refuzojnë ti përgjigjen këtij urdhri do të mbajë përgjegjësi. Kush ka votuar largohet”, ka thënë Celibashi.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re