KQZ hodhi shortin për të përcaktuar relatorin për ankimimin e PD-së për mosregjistrimin në zgjedhje. Relator është caktuar Koli Bele. Ditën e djeshme, pas vendimit të KQZ për mosregjistrim, përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa ankimoi vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS).
Sefa e konsideroi vendimin e Ilirjan Celibashit si vendimmarrje politike. “PD s’ka kohë për të humbur, ishte vendimmarrje politike nga komisioneri. Ne kërkojmë shqyrtimin nga KAS, të ankesës tonë, i cili të marrë në konsideratë kërkesat e PD dhe të shfuqizojë këtë vendim, tërësisht të pabazuar në ligj”, tha ai.
