Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së ka reaguar në lidhje me refuzimin e përfaqësuesit të tyre në KQZ. 

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Komisioni i Rithemelimit akuzon kryeministrin Edi Rama se është kundër pluralizmit politik dhe është një me Lulzim Bashën. Sipas këtij komisioni, Celibashi një ditë më parë shkeli rëndë kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Deklaratë e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD:

Edi Rama dhe Lulzim Brava janë një!

Dje, Celibashi i narkopartisë me urdhër të kreut të meduzës Edvin Rama refuzoi përfaqësuesin legjitim të PD në KQZ dhe pranoi përfaqësuesin e Peng Bashës duke shkelur kështu rëndë kushtetuten dhe ligjet e vendit.

Me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik. Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik.

Me këtë rast paralajmërojmë Edvin Ramën se për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe se me asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re