Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka sqaruar edhe një herë se çfarë përcakton Kodi Zgjedhor sa i takon çështjes së koalicioneve.

I ftuar në “Real Story” në ‘News24’ se një parti ka të drejtë të konkurrojë ose e vetme, ose në koalicion, në të gjitha qarqet.

“Ka shumë gjera për të thënë për kodin. Por do t’i lëmë pakënaqësitë për të, pas zgjedhjeve. Sa i takon koalicioneve, mendoj se Kodi zgjedhor, pa e gjykuar se sa mirë është apo dispozita që ka të bëjë me sistemin e votimit, është i qartë në lidhje me këtë çështje, se si duhet të organizosh.

Një parti mund të konkurrojë ose e vetme, ose në koalicion. Nëse konkurron me koalicion, ai është uniform në të gjithë qarqet. Ose do të jesh në koalicion, ose do të jesh më vete.

Në kuptimin që unë i jap Kodit, ti mund të konkurrosh ose me vete, ose në koalicion, në të gjitha qarqet. Pra duhet të paraqesin kandidatë për të gjitha qarqet, pasi nuk lejohet. Duhet listë emërore të kandidatëve.”, tha Celibashi.

Duke u ndalur tek fakti nëse janë apo jo lista të hapura, Celibashi tha se; “Partia politike, qoftë më vete apo në koalicion, dehet ta paraqesin listën shumë emërore të kandidatëve, të renditur dhe fitues të kësaj liste, ose shpallen kandidatë fitues ata që janë nga numri 1 deri në x numër. Përndryshe, të zgjedhurit do të jenë ata që janë të renditur nga partia.”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re