Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha në një deklaratë për mediat se zyrtarisht procesi i numërimit ka përfunduar në 44 bashki të vendit.

Nga këto vetëm 6 janë fituar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, bashkia e Hasit, Mirditës, Fushë Arrzit, Puka, Himara dhe Memaliaj.

Ndërsa sipas tij, ka përfunduar procesi i numërimit për këshillat bashkiake në Elbasan, Kamzë, Vorë Pustec dhe Libohove.

1-Vlorë
2-Korçë,
3-Berat,
4-Lushnje
5-Maliq
6-Sarandë
7-Kucove
8-Vau i Dejes
9-Cerrik
10-Patos
11-Devoll
12-Librazhd
13-Rrogozhinë
14-Dimal
15-Finiq
16-Peqin
17-Bulqizë
18-Mirditë
19-Selenice
20-Gramsh
21-Belsh
22-Roskovec
23-Himare
24-Përrenjas
25-Tropojë
26-Dropull
27-Has
28-Përmet
29-Memaliaj
30-Klos
31-Kolonjë
32-Delvine
33-Skrapar
34-Poliçan
35-Tepelene
36-Puke
37-Konispol
38-Këlcyre
39-Fushë Arrëz
40-Libohovë
41-Pustec
42-Kamës
43-Elbasan
44-Vorë

Situata në Kurbin

Kemi konsideruar situatën e krijuar në KZAZ e Kurbinit dhe problematikat në lidhje me numërimin në këtë KZAZ

Kemi marrë një vendim për të bërë pezullimin deri në orën 16:00, por atje ende nuk ka filluar numërimi.

Kemi kontaktuar me policinë për të siguruar rendin dhe sigurinë në ambientin e vendit të numërimit të votave. Kemi kërkuar që të Largohen personat e tjerë me përjashtim të anëtarëve, numëruesve, vëzhguesve, përfaqësues të medias dhe kandidatëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re